"Unë i kam thënë Granitit se nëse është shtetase suedeze, do të zbulohet rasti" - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Unë i kam thënë Granitit se nëse është shtetase suedeze, do të zbulohet rasti”

    Insajderi
    06 October 2025 - 14:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Po vazhdon seanca gjyqësore kundrejt Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të dyshuar për vrasjen e Liridona Ademajt.

    Pas dëshmisë së mjekut ligjor, para trupit gjykues po dëshmon Jeton Binaku, qiradhënësi i veturës.

    Ai ka rrëfyer detaje nga biseda që pati me Plavën.

    “I kam thanë Granitit pasi ka ndodh rasti shqiptari me lanë, me mytë gruan e me ikë nuk e ka traditë.”, deklaroi ai.

    “Unë i kam thënë Granitit se nëse është shtetase suedeze, do të zbulohet rasti. Kam thënë se në Prishtinë ka shumë kamera dhe rasti mund të zbulohet”, shtoi ai.

    Gazetarja e Insajderit, e cila po e përcjell seancën nga afër, bëri me dije se në pjesën e dytë të saj do të dëgjohen edhe dëshmitë e Hasan Hasanaj dhe Naim Sadikut.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark