“Unë jam artist, jam me krejt partitë – Veç me Listën Serbe s’jam” – Takimi i Sevdai Radogoshit me Kurtin, i reagon Valon Syla - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Unë jam artist, jam me krejt partitë – Veç me Listën Serbe s’jam” – Takimi i Sevdai Radogoshit me Kurtin, i reagon Valon Syla

    Insajderi
    12 January 2025 - 21:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Aktori Sevdai Radogoshi, është deklaruar lidhur me takimin që pati me kryeministrin Albin Kurti.

    Aktori pyeti panelistët e Pressingut se “çka ka bërë keq”, që ka shkuar si mysafir në tubimin e Kurtit, teksa tha se krejt partitë politike i përkahë.

    Aktori tha se vetëm me Listën Serbe nuk është.

    “Unë për të gjithë jam artist, s’jam anëtar i asnjë partie politike por jam me krejt partitë politike. Kam lobuar për të gjithë, për krahun e luftës. Ku më kanë thirrë kam shku, unë veç me Listën Srpska s’jam. Zgjedhjet lokale që bëhën në Gjakovë për të gjithë shkoj, i falënderoj krejt ata që më ftojnë. Me krejt partitë politike jam konë”, tha Radogosh,.

    “Çka kam bo keq?”, pyeti artisti për shkuarjen e tij tek Kurti.

    “S’është keq edhe me kan me naj parti politike, krejt janë konë njëherë në LDK , tani hygjym tek të luftës, tani me Albin Kurtin, qysh janë bo me Albin Kurtin tash edhe do po dalin..Po tutna mos je kap vonë”, i tha Valon Syla aktorit.

    “Unë s’jam anëtar, çka dmth me shku mysafiir me Albin Kurtin me ngu çka po thotë?”, ia ktheu Radogoshi.

    “S’është marre more…”, i tha Syla.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark