×
  • Lajme
  • Lajme

    “Unë jam baba për analiza, dibiduze“, degradon profa i VV’së, Nezir Kraki

    Insajderi
    26 September 2024 - 19:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ligjëruesi i politikave të BE’së në Paris dhe mbështetësi i Lëvizjes Vetëvendosje , Nezir Kraki, ka degraduar në një debat. Ai përderisa po fliste për raportet e Kosovës me BE-në, tha se nuk i merr seriozisht deklaratat e asnjërit ambasador. Për të rëndësi ka veriu.

    Deklaratës së tij i ka reaguar, Donjeta Demolli nga Partia Socialedemokrate, e cila i tha se Kraki është veç një verzion “Ali Express”, i Elvis Hoxhës.

    Kraki iu përgjigj duke e quajtur veten “bab”.

    Unë jam baba për analiza me të kallxu drejt, jam qeky verzion origjinal“, u shpreh ai.

    Ndërkaq, Demolli tha se analisti është veç një propagandues i pushtetit.

    Ju njihni veç si mbrojtës i Albin Kurtit dhe asgjë tjetër“, ka thënë ajo.

    Në anën tjetër profesori i VV-së, eskaloi duke ka quajtur Demollin, dibiduze.

    Nuk e kam ditë që është fylli i PSD-së, se nuk isha hi hiç në lidhje direkte“, tha profesori.

    Ndërkaq aktivistja ka kërkuar që Kraki të i kërkoj falje për deklaratën që dha ndaj saj.

    @rtv.dukagjini

    Eskalon debati, Kraki thote se eshte BABA per analiza, ia kthen aktivistja e PSD-se: Je version i Ali Expressit

    ♬ original sound – RTV DUKAGJINI

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark