“Unë kam qenë në Psikiatri”, “Shkoni edhe ju” – Latifi e deputetët tallen mes vete - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Unë kam qenë në Psikiatri”, “Shkoni edhe ju” – Latifi e deputetët tallen mes vete

    Insajderi
    08 June 2022 - 14:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka thënë se gjendja në spitalin e psikiatrisë është e rëndë në infrastrukturë. Për këtë, ai ka ftuar edhe deputetët që të shkojnë në vend të ngjarjes dhe të shohin kushtet, meqë tha se kur ai e ka vizituar është tmerruar nga gjendja e keqe.

    “Ju kisha lutur të gjithë deputetëve, shkoni në psikiatri!, tha Latifi, gjë që shkaktoi të qeshura në Komision, derisa deputetët i thënë Latifit nëse po u thotë të shkojnë atje në cilësinë e pacientëve.

    “Si pacientë a?”, tha njëri nga anëtarët e Komisionit.

    “Po ju them të shkoni si vrojtues, si doktorë, si përfaësues të popullit të Kosovës. Unë jam tmerruar. Nëse uji rrjedh nga tavani i ndërtesës dhe bien afër rrymës dhe pacientët dhe punëtorët shëndetësorë kalojnë aty afër dhe ne i mbyllim sytë para saj? Dje e kam dërguar një ekip të ushtrisë amerikane për të vlerësuar që të bëjmë rindërtimin e asaj ndërtese”, tha Latifi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark