“Unë nuk e kam tim atë, nuk dua që dikush ta…”, Erjola debaton me të Romeon – Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    “Unë nuk e kam tim atë, nuk dua që dikush ta…”, Erjola debaton me të Romeon

    Insajderi
    03 February 2024 - 21:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment. Romeo dhe Lisi kanë stisur një debat që ka ndryshuar dinamikat e shtëpisë.

    Banorët kanë reaguar në këtë situatë dhe debatet janë shtuar mes tyre. Erjola ka qenë një nga vajzat e shtëpisë që ka reaguar, teksa është shprehur se Romeo ose flirton me vajzat, ose i bën shoqe ato.

    Erjola – Pika e tij e fortë dhe e dobët është gjinia femërore. Mendimit tim për banorët e tjerë i kam qëndruar deri në fund. Arsyeja pse kam ndërhyrë, nuk ka qenë për protagonizëm, por sepse jam prekur për pjesën që ata kanë prekur një prind. Unë nuk e kam tim atë, prandaj u preka. Nuk dua që dikush ta fusë një prind në lojë.

    Romeo – Po e ngatërron, po viktimizohesh…

    Erjola – Romeo ka dalë me shpatë në dorë, duke thënë se bën një lojë të drejtë. Ajo që ajo bëri me Lisin për mua ishte lojë e pisët. Romeo nga unë ka frikë. Dobësia e tij në këtë shtëpi janë vajzat.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark