"Unë nuk jam me VV'në"- Shfajësohet pak biznesmeni që iu këput rryma para disa ditësh e që linçonte gazetarët që kritikojnë Kurtin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Unë nuk jam me VV’në”- Shfajësohet pak biznesmeni që iu këput rryma para disa ditësh e që linçonte gazetarët që kritikojnë Kurtin

    Insajderi
    19 August 2025 - 21:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Biznesmeni Hamdi Malushaj, i cili linçonte gazetarët që kritikojnë kryeministrinë në detyrë Albin Kurtin, tentoi të distancohej paksa nga pushteti pasi biznesit të tij ia këputën rrymën.

    Ai në emisionin ‘Pressing’ në T7 tha se shkyçja e bizneseve nga energjia elektrike, ka qenë akt vandal.

    “Akti i shkëputjes, nuk na kanë dhënë afat dy orë me i hjekë frigoriferat – serverat, përgatitu se kanë me ta ndalë. Edhe gjykatat kur dojnë me të ekzekutu ta japin një afat për ekzekutim…Punëtorëve të KEDS ju dhimbshim…”, tha ai.

    Ai tha se nuk është me Vetëvendosjen, duke shtuar se është opozitë “e të gjithëve deri sot”.

    “Nuk kanë ardhë me merita të dëshmuara që kanë me bo diçka të sigurtë, por si dështim i tjerëve para tyre”, shtoi Malushaj.

    I njëjti biznesmen më parë kishte linçuar publikisht gazetarët që e kritikojnë Qeverisjen e Albin Kurtit.

    Ai kishte shpërndarë fotografitë e disa prej gazetarëve duke i quajtur “pisa” dhe duke supozuar se paguhen nga Serbia.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark