×
  • Lajme
  • Lajme

    “Unë nuk jam shqiptar, jam mysliman”, Latifi i bindur se hoxha nga Sanxhaku është UDB’ash

    Insajderi
    14 September 2024 - 12:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Analisti Blerim Latifi, ka reaguar pas qarkullimit të një videoje të para gjashtë vitesh të një hoxhe nga Sanxhaku në një tubim në Luginën e Preshevës. Aty hoxha kishte dhënë deklarata kontroverze, duke i thënë të pranishmëve se nuk janë shqiptarë, por janë mysliman.

    Latifi, pas kësaj u shpreh i bindur se hoxha është UDB’ash.

    Në një postim në “Facebook”, ai ka shkruar se me këtë po ringjallet bashkëpunimi i hoxhallarëve me organet e shtetit serb.

    “Nuk është viti 1912. As viti 1930. As viti 1945. Është viti 2024.Në mes të Preshëves, në një sallë të mbushur plot, një hoxhë çohet dhe u thotë të pranishmëve: Ne nuk jemi shqiptarë, ne jemi muslimanë! Qe qysh ringjallet mekanizmi i moçëm, mekanizmi i cili përmes bashkëpunimit të hoxhallarëve me organet e shtetit serb, i pat asimilu në boshnjakë krejt shqiptarët e Sanxhakut të Novi Pazarit dhe një pjesë të madhe të shqiptarëve në Mal të Zi. Sot i njëjti mekanizëm është aktivizu për ta deshqiptarizu komplet Luginën e Preshevës. Shqiptarët e njohin mirë hunin e UDB’s, por fare pak inxhinieringun e saj kulturor”, tha ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark