×
  • Lajme
  • Lajme

    “Unë s’kam asnjë informacion zyrtar” – Liburn Aliu deklarohet pas raportimeve se po hetohet nga Prokuroria

    Insajderi
    23 October 2024 - 11:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë se nuk ka njoftim zyrtar se po hetohet lidhur me rastin e ambalazhuesve.

    Në media është raportuar se Prokuroria ka marrë aktvendim për zgjerim të hetimeve, teksa Aliu po hetohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

    “Unë s’kam asnjë informacion zyrtar. Gjitha informatat për zgjerim të hetimeve i kam marrë në media. Pa e pasur një vendim zyrtar s’mund të deklaroj. Unë e shpreh gatishmërinë time që të bashkëpunoj në zbatim të ligjit. Jam në dispozicion të drejtësisë e zbatimit të ligjit në këtë pikë pa asnjë hezitim”, tha Aliu para gazetarëve.

    Aliu ka folur edhe për aksionet e ndërmarra këtë vit në mbrojtje të mjedisit.

    Ai ka thënë se vetëm gjatë këtij viti task-forca e mjedisit ka ndërmarrë mbi 20 aksione, sidomos nëpër lumenj e po ashtu nëpër paqe.

    “Këto aksione kanë pasur një efikasitet mjaft të mirë. Por, kjo e sjellë domosdoshmërinë që përpos task-forcës të ketë një sistem e ligj që mundëson këtë…Kur flasim për ndarjen e nënkuptojmë që niveli komunal i menaxhimit të mbeturinave të jetë shumë më i decentralizuar”, tha ministri.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark