"Unë s’kam pas ftesë, vetëm më janë futë në zyre" – Limaj komenton për mos-shkuarjen e Kurtit në Prokurori - Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    “Unë s’kam pas ftesë, vetëm më janë futë në zyre” – Limaj komenton për mos-shkuarjen e Kurtit në Prokurori

    Insajderi
    09 January 2025 - 23:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i partisë Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka komentuar mos-shkuarjen e kryeministrit Albin Kurti në Prokurori, duke thënë se “kryeministri duhet të japë shembull për respektimin e ligjit dhe rendit”.

    Limaj gjithashtu tregoi se kur ai ishte marrë në pyetje nga Prokuroria, askush nuk e kishte paralajmëruar, por vetëm “i kishin hyrë në zyrë”.

    “Veç në Kosovë ndodhë me dal kryeministri i Republikës e me thënë nuk i përgjigjna ftesës së prokurorit, ndasht me ardhë le të vije tek unë. Kryeministri i Republikës është duke e atakuar zemrën e sistemit të shtetit, drejtësia është zemra-siguria jonë. A mundeni me imagjinu Kosovën pa gjyqësorin e prokurorinë – na mbulon krimi vrasjet, bëhet vend i krimit”, tha Limaj në Pressing.

    “Kur kryeministri thotë unë nuk shkoj të prokurori, le të vijë ai tek unë, imagjino çka thotë një vrarës potencial, çfarë mesazhi po dërgon tek krimineli ordiner…”, shtoi Limaj.

    “Nuk ka drejtues të UÇK-së, por edhe njerëz të politikës që ka ndodhë mos me ju përgjigjë prokurorisë në Kosovë. Unë as s’kam pas ftesë me më marrë në pyetje, pa më thirr kerkush më kanë hy brenda në zyrë. Nuk mundesh me përzgjedhë prokurorin”, u shpreh ai

    “Asnjëherë s’më ka shku mendja me zgjedhë prokurorin, është beteja në gjykatë”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark