×
  • Lajme
  • Lajme

    “Unë skuqem nga turpi i tyre”, Ahmeti reagon për incidentin e Osmanit

    Insajderi
    02 August 2024 - 13:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kreu i BDI-së Ali Ahmeti ka dënuar incidentin diplomatik në aeroportin e Shkupit ku ishte e përfshirë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

    Ahmeti ka thënë se “skuqet nga turpi i tyre” teksa ka lutur qytetarët t’i falin pasi sipas tij nuk dijnë se ç’bëjnë.

    “E dashur Presidente, më vjen shumë keq për incidentin dhe skandalin e papranueshëm diplomatik në aeroportin e Shkupit dhe e dënoj në formën më të ashpër të mundshme. Unë skuqem nga turpi i tyre dhe lus të gjithë vëllezërit dhe motrat në Kosovë, por edhe qytetarët tanë, që ti falin për arsye se nuk dijnë se ç’bëjnë. Kur nuk kanë turp të shkelin mbi popullin e vet, mbi vullnetin demokratik të qytetarëve në zgjedhje e të vihen në shërbim vazal e servil të tjetër kujt duke na sjell Putinin e Vuçiqin në Qeveri, atëherë si pyet askush për asgjë dhe na turpërojnë çdo ditë, nga disa herë me rradhë”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark