UNESCO acaron Izraelin, shpall Varrin e Patriarkëve objekt palestinez - Insajderi
×
Kulturë

UNESCO acaron Izraelin, shpall Varrin e Patriarkëve objekt palestinez

Insajderi
07 July 2017 - 19:26
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

UNESCO ka shpallur sot me anë të një rezolute monumentin Varri i Patriarkëve, në Hebron të Cisjordanisë, një objekt palestinez të trashëgimisë botërore.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat izraelite, sipas të cilave rezoluta, e paraqitur nga palestinezët dhe e kundërshtuar nga shteti hebre, mori 12 vota pro, 3 kundër dhe 6 abstenim.

Në bazë të vendimit, Qyteti i Vjetër i Hebronit dhe Varri i Patriarkëve bëhen monumente palestineze, gjë që sipas palës izraelite përbën rrezik për ekzistencën e tyre.

Varri i Patriarkëve, vendi i dytë i shenjtë i hebraizmit, është vari i Abrahamit, Isakut dhe Jakobit. Objekti është vend kulti edhe për myslimanët, që e quajnë edhe “Xhamia e Abrahamit”.

Izraeli, që gjithmonë ka pretenduar lidhjet mijvjeçare të hebraizmit me Varrin e Patriarkëve, kishte kërkuar një votim të fshehtë të rezolutës, por kjo nuk ndodhi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark