UNICEF: 300 milionë fëmijë thithin ajër toksik - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    UNICEF: 300 milionë fëmijë thithin ajër toksik

    Insajderi
    31 October 2016 - 13:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rreth 300 milionë fëmijë në botë jetojnë në zona me ajër shumë toksik, thuhet në një raport të Fondacionit për Fëmijë të Kombeve të Bashkuara – UNICEF.

    Rreth 220 milionë e këtyre fëmijëve jetojnë në Azinë Jugore, në zona ku ndotja e ajrit është gjashtë herë më e lartë se normat ndërkombëtare, të vëna nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

    Drejtori ekzekutiv i UNICEF-it, Anthony Lake, tha se ndotja e ajrit është një “faktor i madh kontribuues në vdekjen e rreth 600 mijë fëmijëve nën pesë vjeç çdo vit”, shkruan rel.

    UNICEF u bëri thirrje qeverive, të cilat do të takohen në Marok muajin e ardhshëm për të biseduar për ngrohjen globale, që të kufizojnë përdorimin e lëndëve të caktuara djegëse.

    “Asnjë shoqëri nuk mund të përballojë injorimin e ndotjes së ajrit”, tha Lake.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark