UNICEF: Gazetarët duhet të mbrojnë fëmijët - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    UNICEF: Gazetarët duhet të mbrojnë fëmijët

    Insajderi
    20 July 2016 - 12:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    UNICEF mbronë nismën për hartimin e rregullores për mbrojtjen e fëmijëve, pas reagimit të  Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës dhe Këshillit të Mediave të Shkruara se përveç që ajo është e panevojshme ka edhe probleme serioze ligjore.

    Sipas kësaj komunikate UNICEF këmbëngulë në nevojën për mbrojtjen e fëmijëve me një rregullore të tillë, duke insituar se procesi ka qenë transparent, dhe se janë konsultuar paraprakisht me organet rregullative të medieve dhe shoqërinë civile.

    Si rezultat i diskutimeve gjatë fundit të 2015-ës rreth kësaj nisme UNICEF-i njofton se kishte angazhuar një ekspert për adresimin e “boshllëqet e identifikuara” në raportimet e medieve rreth fëmijëve., i cili pastaj e ka propozuar një draft jozyrtar për informata.

    “Gjatë gjithë komunikimit të shkëmbyer nga këshilltari u theksua qartë se rekomandimet e hartuara janë 1) jozyrtare dhe 2) nuk ishin dokumente të qeverisë. Mbetet përgjegjësi dhe rol i UNICEF-it  për të ofruar asistencë teknike në zhvillimin e  udhëzimeve dhe në mbështetjen e hartimit të akteve normative” shkruan në komunaikatën e UNICEF.

    Lidhur me këtë nismë UNICEF pret që  rekomandimet ta fuqizojnë kornizën legjislative për mbrojtje të fëmijëve.

    “UNICEF-i beson që gazetarët mund të veprojnë si mbrojtës të të drejtave të njeriut, duke vepruar si sytë, veshët dhe zërat e publikut dhe duke tërhequr vëmendjen për mbrojtjën e të drejtave të fëmijëve dhe të njeriut”, shkruan në komunikatën e UNICEF-it.

    Një nismë ligjore e UNICEF-it dhe e Zyrës së Kryeministrit u kritikua ashpër nga asociacioni i gazetarve të Kosovës dhe Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës, sipas të cilëve qeveria po synon t’i vërë nën kontroll mediet në Kosovë

    Gjatë një konference të organizuar ditë me parë u tha se rregullorja për mbrojtjen e fëmijëve dhe të miturve në transmetime audivizuele, medie të shtypura dhe medie online ka probleme serioze ligjore./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark