UNICEF: Rreth një milion e gjysmë fëmijë në Somali rrezikojnë të mbeten pa ushqim – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    UNICEF: Rreth një milion e gjysmë fëmijë në Somali rrezikojnë të mbeten pa ushqim

    Insajderi
    02 May 2017 - 14:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rreth 1.4 milionë fëmijë në zonat e prekura nga thatësira në Somali, këtë vit do të vuajnë nga uria akute, e cila është 50 për qind më e lartë në krahasim me vlerësimin e bërë në janar, është thënë në deklaratën e sotme të Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët.

    Vlerësimi i ri përfshinë gjendjen e më shumë se 275,000 fëmijëve të cilët, konsiderohet se mund të përballet potencialisht me mungesën e ushqimit, çka mund të rrezikoj jetën e tyre.

    Këta fëmijë i ekspozohen nëntë herë më shumë rrezikut që të vdesin prej kolerës apo lisë, tha zëdhënësi i UNICEF-it, Marisi Merkado.

    “Ky kombinim, është vdekjeprurës për fëmijët”, tha Merkado në një konferencë për gazetar, transmeton Reuters.

    Rreth 56,000 fëmijë në Somali kanë marrë ndihmë nga UNICEF-i që nga fillimi i vitit për shkak të kequshqyerjes (mungesës së ushqimit), çka paraqet rritje prej 88 për qind, krahasuar me vitin paraprak.

    UNICEF-i, më herët kishte thënë se këtë vit, për shkak të urisë, mund të vdesin 1.4 milion fëmijë në verilindje të Nigerisë, pastaj në Somali, Sudanin e Jugut dhe Jemen.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark