Uniforma ushtarake, bluzë me mbishkrime nacionaliste- Çka u gjet në shtëpinë e të dyshuarit për sulm ndaj KFOR-it? - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Uniforma ushtarake, bluzë me mbishkrime nacionaliste- Çka u gjet në shtëpinë e të dyshuarit për sulm ndaj KFOR-it?

    Insajderi
    24 August 2025 - 16:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Speciale në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë arrestuar L.M., të dyshuarin për sulm ndaj KFOR-it dhe policies, të realizuar në Zveçan më 29 maj të vitit 2023.

    Policia e Kosovës ka njoftuar gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, janë sekuestruar një telefon, uniforma të ndryshme ushtarake, dy USB, dhe një bluzë me mbishkrim nacionalist të cilën dyshohet se e ka pasur të veshur ditën kritike.

    I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit dhe me vendim të prokurorit të është dërguar në mbajtje për 48 orë.

    Po ashtu me vendim të prokurorit është iniciuar rasti për veprat penale : ‘Bashkim për veprimtari kundër kushtetuese, me qellim të sulmit kundër rendit kushtetues të Republikës se Kosovës’., ‘Rrezikim i personave nen mbrojtje ndërkombëtare’, ‘Sulm ndaj personit zyrtarë’ dhe ‘Pjesëmarrja në turmë që krye vepra penale dhe huliganizëm’”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark