Uniformat e reja të Njësisë Speciale – A u mundua Sveçla të kopjoj Zelenskyn - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Uniformat e reja të Njësisë Speciale – A u mundua Sveçla të kopjoj Zelenskyn

    Insajderi
    06 July 2023 - 16:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Njësia Speciale e Kosovës është pajisur me uniforma të reja. Këto uniforma janë ekspozuar në aksionet e fundit në Veri të Kosovës.

    Ndonëse, kishte ankesa të shumta për mungesë të uniformës ku disa i kishin të vjetërsuar e të shqyera- tani pjesëtarët e Njësisë Speciale janë pajisur me uniforma të reja.

    Këtë e ka konfirmuar për Insajderin edhe Kryetari i Sindikatës së KP’së, Imer Zeqiri.

    Po Policia e Kosovës ka blerë uniforma për pjesëtarët e njësive speciale”, tha ai për Insadjerin.

    Insjaderi mëson se këto uniforma kanë ngjyrën e gjelbër – ngjyrë kjo që simbolizon qëndrueshmërinë heroike të Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

    Më herët, uniformat e Njësisë speciale kanë pasur ngjyrën e kaltër të mbyllët, ndërsa tani uniformat e reja që janë blerë janë me ngjyrë të gjelbër.

    Ngjyrë kjo që edhe ministri i brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla është parë duke veshur rroba kur paraqitet në zonat e Veriut.

    Kështu dukeshin uniformat e vjetra të Njësisë Speciale:

    Lidhur me blerjen e uniformave të reja për Njësinë Speciale, Gazeta Insadjeri ka kërkuar informacione shtesë nga Policia e Kosovës por nuk kanë dhënë përgjigje.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark