Unikkatil me dedikim prekës për vëllanë e ndjerë: Disa plagë nuk shërohen kurrë - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Unikkatil me dedikim prekës për vëllanë e ndjerë: Disa plagë nuk shërohen kurrë

    Insajderi
    23 June 2025 - 21:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Reperi legjendar i muzikës shqipe, Unikkatil, ka prekur ndjekësit me një postim emocional në rrjetin social Instagram, ku ka kujtuar vëllain e tij të ndjerë, Mentor Palokaj.

    Në një postim në InstaStory të publikuar së fundmi, artisti ndau një fotografi nga fëmijëria, ku shfaqet bashkë me Mentorin, gjersa i ka bërë një dedikim të ndjerë.

    “Disa plagë nuk shërohen kurrë”, ka shkruar Unikkatil mbi imazhin, duke e lënë të kuptohet qartë se dhimbja për humbjen e vëllait vazhdon të jetë e pranishme.

    Foto: Screenshot/Instagram

    Mentor Palokaj u gjet i vdekur më 2 mars në banesën e tij në Prishtinë. Policia në vendngjarje kishte gjetur një armë zjarri e po ashtu substancë të dyshuar narkotike.

    Lajmi për ndarjen e tij nga jeta tronditi shumëkënd, përfshirë edhe fansat e Unikkatil, të cilët prej vitesh janë mësuar ta ndjekin artistin në çdo hap të karrierës dhe jetës personale.

    Unikkatil, i njohur për natyrën e tij të rezervuar dhe për mungesën e ekspozimit publik, ka zgjedhur rrallëherë të flasë për jetën e tij personale.

    Por dhimbja për vëllain duket se është më e fortë se çdo kufizim. Ky dedikim është një dëshmi e dashurisë së thellë vëllazërore dhe e një plage që, siç thotë edhe vetë ai, nuk shërohet kurrë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark