Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, i ka premtuar presidentit të Ukrainës, Petro Poroshenko, se ekzekutivi i BE-së do ta paraqes propozimin në muajin prill pavarësisht votës së Holandës kundër liberalizimit të vizave për Ukrainën.
“Mund të duket se ne po i injorojmë votuesit holandezë, por ne duhet ta mbajmë fjalën tonë për Ukrainën, që i ka plotësuar kushtet”, tha thënë burimi, raporton agjencia Reuters nga Brukseli.
Përkundër aneksimit të Krimesë nga ana e Rusisë në vitin 2013 dhe luftimeve të forcave qeveritare kundër separatistëve të mbështetur nga Rusia në pjesën lindore të Ukrainës, deri tash nuk ka pasur ndonjë largim masiv të shtetasve nga ky vend, kanë thënë zyrtarët e BE-së.