Unitedi “refuzohet” nga talenti turk - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Unitedi “refuzohet” nga talenti turk

    Insajderi
    19 December 2024 - 16:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Manchester United ka pësuar një goditje në lidhje me lojtarin e kërkuar, Kenan Yildiz, i cili duket se ka zbuluar se nuk ka në plan që të largohet nga Juventusi.

    Lojtari turk 19-vjeçar ka shënuar katër gola dhe 5 asiste në 23 paraqitje për Juventusin gjatë sezonit 2024-25, ndërsa në 55 paraqitje në total për Zonjën e Vjetër ka tetë gola dhe gjashtë asiste.

    Është thënë se United e admirojnë shumë Yildizin, me gazetarin gjerman Florian Plettenberg që ka thënë se “Djajtë e Kuq” janë “impresionuar me zhvillimin e tij”.

    Megjithatë, i riu ka hedhur poshtë pretendimet se mund të largohet nga “Zonja e Vjetër” në të ardhmen e afërt.

    “Jam i lumtur në Juventus! Vitin tjetër? E shoh veten këtu duke luftuar për më shumë tituj si lojtar i Juventusit”, ka thënë ai për “Tuttosport”. “Në pesë vjet? Do të jem në fushë, duke dhënë gjithçka nga vetja për të fituar me këtë fanellë. Jam i lumtur te Juventusi”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark