Universitetet e reja po përballen me probleme financiare – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Universitetet e reja po përballen me probleme financiare

    Insajderi
    15 October 2016 - 09:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mungesa e mjeteve për investime nuk është vetëm problematikë e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. Edhe universitetet e reja publike, të cilat ishin themeluar me vendim të ish-kryeministrit Hashim Thaçi, aktualisht president i vendit, kanë probleme buxhetore për të plotësuar kërkesat në mësimdhënie dhe punë shkencore.

    Universiteti i Mitrovicës funksionon ende në objektet e improvizuara të ndërmarrjes “Trepça”. Edhe Universiteti i Gjilanit ka nevojë për kampus të ri universitar. Universitetet e reja të hapura pas premtimeve gjatë fushatave elektorale, tash kërkojnë mbështetje financiare.

    Zëdhënësi i Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini” Ahmet Jashari, ka thënë se buxheti i Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini” për vitin 2016 është rreth 2.4 milionë euro.

    Kushtet e studimit ku funksionon ky Universitet në objekte të improvizuara të ndërmarrjes “Trepça”, ai thotë se deri diku ofrojnë mundësi modeste, shkruan gazeta ‘Zeri’.

    “Kjo gjendje pritet të përmirësohet dukshëm pas kalimit në kampusin e ri universitar që është në përfundim e sipër”, ka thënë ai.

    Mirëpo, Jashari thekson se për punë kërkimore-shkencore ky buxhet nuk mjafton assesi.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark