Universiteti publike në Kosovës, nga sot kanë hapë konkursin për pranimin e mbi 15 mijë studentëve, për vitin akademik 2016/2017.
Maturantët që e kanë kaluar testin e maturës, nga sot mund të dërgojnë dokumentacionet e tyre në të gjitha universitetet publike për të zënë një vend në 15 mijë e 478 nga vendet e lira.
Vetëm Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” për këtë vit akademik do të pranojë 7806 studentë , përderisa pjesa e tjetër do të kenë mundësi të regjistrohen në njërin nga gjashtë universitetet publike tjera që i ka Kosova, në qytete të ndryshme.
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami ka aprovuar numrin e studentëve të rinj, të cilët do të pranohen në programet e akredituara të nivelit bachelor në universitetet publike të Kosovës
Gjithashtu edhe këtë vit do të aplikohet kuota 12 për qind për komunitetet pakicë, si dhe një kuotë e veçantë për studentë nga viset e tjera shqiptare dhe për familjarët e ngushtë të dëshmorëve. /Insajderi.com