
Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” dhe ai i Universitetit Politeknik “delle Marche” nga Ancona e Italisë kanë nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi.
Marrëveshja hap mundësinë për bashkëpunim në fusha specifike midis dy Institucioneve si: shkëmbim të personelit të Universitetit dhe studentëve, shkëmbim të përvojave të tyre pedagogjike ( seminare, kurse , etj) , organizime të debateve , takimeve shkencore, konferencave, shkëmbim të botimeve që rrjedhin nga këto veprimtari dhe të tjera.
Me këtë rast rktori i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, Bajram Kosumi, ka thënë se marrëdhëniet arsimore dhe shkencore mes universiteteve janë një instrument i domosdoshëm për njohjen e përvojave reciproke për avancimin e njohurive dhe përhapjen e dijes.
Ndryshe, në Universitetin Politecnica delle Marche në Ancona të Italisë është duke qëndruar një delegacion i dy Universiteteve të Kosovës, si pjesë e projektit EUFORIA