Universiteti paralel i Prishtinës kërkon shkarkimin e Marko Gjuriq - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Universiteti paralel i Prishtinës kërkon shkarkimin e Marko Gjuriq

    Insajderi
    27 March 2016 - 18:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Stafi dhe studentët e Universitetit të ashtuquajtur  “Universiteti i Prishtinës në Mitrovicë”, kanë kërkuar shkarkimin e drejtorit të Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbinë, Marko Gjuriq, pasi ai propozoi që Qeveria e Serbisë duhet t\i mbyllë 10 fakultetet e këtij universiteti në Mitrovicë.

    Lajmi është bërë i ditur nga “Danas” në Serbi sipas të cilës, punëtorët e Universitetit në Mitrovicë, e kanë pritur me zemërim propozimin e Gjurqit për shuarjen e degës së të ashtuquajturit Universiteti i Prishtinës në Mitrovicë dhe krijimin e një Universiteti tjetër.

    “Ne kërkojmë që Gjuriq të shkarkohet për këtë propozim fyes dhe që i dërgon mesazh të keq serbëve në Kosovë. Gjithashtu kërkojmë tq shkarkohet për shkak se Gjuriq ka shkelur premtimin e Serbisë, se Kosova do të jetë gjithmonë Serbi”, thuhet në komunikatë.

    Propozimi i tij është vlerësuar fyes dhe sipas një komunikate të dërguar nga Universiteti paralel i Prishtinës në Mitrovicë, një hap i tillë e heq nga Kosova edhe institucionin e fundit të Serbisë në Kosovë dhe i hap rrugë njohjes së shtetit të Kosovës.

    “Zbatimi i një vendimi të tillë do të çojë në humbjen e vendeve të punës për qindra profesorë, studentë e punëtorë të tjerë”, thuhet në letrën e dërguar Qeverisë së Serbisë.

    Në këtë letër kundërshtohet edhe arsyetimi i Gjuriq “se situata e tanishme në Universitet i dëmton interesat e nxënësve dhe sistemin e arsimit të lartë në Serbi”.

    Sipas drejtuesve të Universitetit paralel, Ministria e Serbisë ka ri-akredituar këtë Universitet dhe kjo është arsye e mjaftueshme që ai të vazhdojë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark