Universiteti i Prishtinës feston me turnir për pranimin në UEFA - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Universiteti i Prishtinës feston me turnir për pranimin në UEFA

    Insajderi
    14 May 2016 - 09:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Edhe pse lajmi më i ri për futbollin e Kosovës është pranimi në FIFA, për Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” e rëndësishme është të festohet pranimi në UEFA.

    Shënimi i këtij suksesi do të bëhet me një turnir në futboll. Palestra 1 Tetori do të jetë vendi ku qysh në orën 10:00 ekipet e lajmëruara në këtë turnir kanë nisur përballjen e tyre.

    Në agjendën e kësaj ngjarje nuk saktësohet se sa ekipe do të marrin pjesë dhe cili do të jetë shpërblimi i këtij turniri.

    Në faqen zyrtare të Universitetit “Hasan Prishtina” nuk ka informatë zyrtare për këtë aktivitet./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark