Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti”, nga sot do të bëhet me shtatoren e veprimtarit Ukshin Hoti.
Universiteti i Prizrenit, nëpërmjet një njoftimi për media, ka treguar se ceremonia e përurimit do të zhvillohet në orën 11:00, në oborrin e këtij universiteti, përcjellë Telegrafi.com.
Ukshin Hoti ka lindur më 17 qershor të vitit 1943 në Krushë të Madhe të Rahovecit. Ukshin Hoti është arrestuar disa herë nga regjimi serb, por herën e fundit arrestohet në vitin 1994 nga policia serbe me akuzën e ushtrimit të aktiviteteve armiqësore kundër Jugosllavisë dhe për pjesëmarrjen e tij në lëvizjet për Republikën e Kosovës dhe më pas dënohet 5 vjet burg.
Më 16 maj të vitit 1999, pas lirimit të tij nga burgu, Hoti zhduket nga polica serbe pa lënë gjurmë dhe nga ajo datë nuk dihet asgjë për të. (Telegrafi.com)