Universiteti i Sorosit kundër Orbanit, kërkon mbështetje edhe nga BE – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Universiteti i Sorosit kundër Orbanit, kërkon mbështetje edhe nga BE

    Insajderi
    25 April 2017 - 21:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rektori dhe presidenti i Uiversitetit të Evropës Qendrore në Budapest, Michael Ignatieff, i bëri thirrje Brukselit që të mbështesë institucionin e tij, si dhe veprimin ligjor të BE-së kundër Budapestit.

    Duke folur në një takim të hapur në Parlamentin Evropian në Bruksel, i organizuar nga pesë grupe politike, Ignatieff tha se i duhet mbështetja e Evropës në mosmarrëveshjet e vazhdueshme që Universiteti i Evropës Qendrore ka me Qeverinë e kryeministrit hungarez, Viktor Orban.

    Mosmarrëveshjet mund ta detyrojnë këtë universitet të mbyllë programin e tij në Budapest.

    “Kam mbështetje në Uashington. Kam mbështetje në Berlin. Kam mbështetje në Budapest, siç e kam thënë. Kam mbështetje në Mynih. Është koha të marr mbështetje në Bruksel”, tha Ignatieff.

    Duke folur më pas për Radion Evropa e Lirë, ai tha se do dy gjëra nga udhëheqësit politikë në Bruksel.

    “Do të doja që anëtarët e koalicionit të qendrës së djathtë në Parlamentin Evropian të thoshin: ‘Ju e dini, mbyllja e një universiteti është një gjë shumë e keqe dhe ju po kaloni një vijë të kuqe’”.

    “Do të doja që Komisioni të marrë seriozisht në konsideratë – mendoj se po e bën – një rast ligjor kundër Hungarisë për shkelje të disa elementeve themelore të aktit të vetëm evropian. Nëse i kemi këto dy gjëra, do të na ndihmonin”, tha Ignatieff

    Ditë më parë, Parlamenti i Hungarisë miratoi një ligj të ri, i cili mund ta detyrojë Universitetin e Evropës Qendrore – i themeluar nga miliarderi amerikan, George Soros – të largohet nga vendi.

    Ligji kërkon nga universitetet e huaja në Hungari të kenë kampus dhe të ofrojnë kurse të ngjashme në vendin e tyre të origjinës.

    Shumë në Hungari dhe jashtë saj besojnë se Qeveria Orban e sheh këtë universitet si bastion të opozitës liberale.(rel)

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark