UNMIK i shqetësuar për mbylljen e fondeve serbe në veri: Veprimet po prekin të drejtat e komuniteteve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    UNMIK i shqetësuar për mbylljen e fondeve serbe në veri: Veprimet po prekin të drejtat e komuniteteve

    Insajderi
    14 September 2025 - 13:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    UNMIK-u është shprehur i shqetësuar për mbylljen e zyrave në Mitrovicë të Fondit për Sigurime Shëndetësore dhe Fondit për Sigurime Invalidore e Pensionale, të cilat funksionojnë sipas sistemit të Serbisë.

    Përmes një reagimi në Facebook, UNMIK bën thirrje që të gjitha çështjet e pazgjidhura të trajtohen në mënyrë konstruktive përmes dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, shkruan Insajderi.

    “Përveç kësaj, shumë nga komunitetet jo-shumicë, përfshirë serbët e Kosovës, vazhdojnë të përballen me sfida në marrjen e dokumenteve të identifikimit të Kosovës dhe lejeve të vlefshme të qëndrimit, të cilat mund të pengojnë aftësinë e tyre për të regjistruar automjetet dhe për të marrë targa”, thuhet në reagim.

    “Veprimet në këto çështje, kryhen pa konsultim ose njoftim paraprak për komunitetet e prekura, ndikojnë negativisht në jetën e tyre të përditshme dhe të drejtat socio-ekonomike, pengojnë integrimin e tyre dhe kufizojnë qasjen në kujdesin shëndetësor dhe shërbime të tjera thelbësore”, thuhet më tej.

    UNMIK përsërit thirrjen që të gjitha çështjet e pazgjidhura të adresohen në mënyrë konstruktive përmes Dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark