×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Uplift Albania, akseleratori i startup-eve shqiptare drejt finales më 20 Janar

    Insajderi
    23 January 2020 - 09:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Krijuar për të eliminuar barrierat drejt financimit dhe suksesit, përmirësimit të klimës së sipërmarrjes, ndërtimit të modeleve të suksesit, Uplift Albania pas 3 muajsh nga themelimi dhe dhjetëra takime, prezantime e trajnime, si një ndër akseleratorët më të rinj rajonal ka hyrë në fazën finale.

    Tetë startup-et që do të graduohen nga ky program do të shpalosin progresin e tyre përgjatë këtij edicioni.

    Themeluar nga ICTSmedia me mbështetjen e SOVVA dhe SlovakAid, ky program akselerimi ka gjetur besimin e shumë aktorëve të rëndësishëm të inovacionit në Shqipëri sic janë Banka Credins, Vodafone Albania, Gjonaj Group Holdings, Albvision, si dhe mbështetjen e partnerëve të ekosistemit si EU For Innovation, Bashkia Tiranë, Programi Zvicerian për siprmarrjen SwissEP, kompania Vigan Group, Tegeria, ICTSlab, si dhe Televizionit Scan.

    Rrugëtimi i parë i akseleratorit rajonal nuk ishte i lehtë për të gjithë startup-et që dolën fitues pas bootcamp-it përzgjedhës më 9 Nëntor. Tre prej të cilëve që dolën fitues nuk arritën fazën e graduimit, teksa 8 startupe nga 52 që kishin aplkikuar nga në 6 shtete të rajonit ju bashkuan misionit të shtëpisë botuese lider në Shqipëri dhe rajon në fushën e teknologjisë.

    Uplift Albania u themelua për sipërmarrësit e rinj të cilët kërkojnë mbështetje, duke ofruar resurse jetike si mundësi për investime graduale përmes rrjetit të partnerëve dhe investitorëve për të zhvilluar një projekt që në hapat e para si dhe siguruar mentorim për një feedback efektiv dhe burim të vazhdueshëm njohurish.

    • Cfarë ndodhi gjatë këtij programi të parë të akselerimit?

    Përgjatë muajit Nëntor dhe Dhjetor u organizuan trajnime me ekspertë, mentorë, investitorë, përfaqësues të bizneseve dhe ekosistemit të startupeve nga Shqipëria, rajoni dhe Evropa me synimin për ti orientuar startupet drejt një modeli biznesi me perspektive financiare të qëndrueshme.

    Plexusvr, Moovy Food, Ipervox, Amargi, iAvokat, Orar.al, Addo Group dhe Game On të dala nga Selection-Bootcamp më 9 Nëntor kaluan 6 javë trajnime, prezantime dhe punime intensive me disa prej ekspertëve më të shquar në fushën e sipërmarrjes në Shqipëri, rajon dhe Evropë.

    Faza e trajnimeve me ekspertë në Uplift Albania nisi zyrtarisht më 13 Nëntor. Tomas Penxa, Arjeta Dhima, Shkelzen Marku, Elvis Zerva, Mirela Malka, Apurv Mishtra, Akash Mishra, Jewell Sparks, Francesco Cracolici, Eneid Lika, Jakob MOdeer, Arjodita Mustali dhe Dianna Yau asistuan, mentoruan dhe ofruan gjithë mbështetjen dhe ekspertizën e tyre gjatë periudhës Nëntor-Dhjetor për startupet.

    • Dy workshope përpara Demo-Day

    18 Janar një workshop me pjesëmarrjen e ekspertëve Evropianë në fushën e sipërmarrjes Kristina Korcekova, Martin Vesely dhe Jules Banning ka për qëllim të parapërgatitë startupet për ditën finale Demo-Day ku do të prezantojnë përballë investitorëve potencialë.

    20 Janar 09:00, Workshop i Hapur për Financa. Për të finalizuar përpjekjet disa mujore të akseleratorit, 25 përfaqësues nga bota e startupeve dhe kompanive të cilat kërkojnë akses në financa përmes kapitalit privat, financimit të BE-së për SME apo kompani të tjera inovative do të mblidhen në një workshop temë e të cilit do të jetë arti i financave i cili udhëhiqet nga Eva Simekova, Daniel Straka dhe Peter Kolesar.

    Ky workshop i hapur do të prezantojë pjesëmarrësit me botën e financimit, ndërtimin e strategjisë së duhur për të thithur financime, mundësitë e financimit që ofron Bashkimit Evropian si dhe të analizojë disa raste të kompanive që kanë ngritur financime nga sektori privat dhe publik.

    Për është ky workshop? Nëse pyesni se si duhet të financoj biznesin tim, çfarë kërkojnë investitorët, si të jem i suksesshëm kur aplikoj për një financim dhe cila janë disa prej gabimeve që bëjnë kompanitë në kërkim të financimeve.

    Konsderohet si dita kulminante e rrugëtimit 2 mujor të startupeve të Uplift Albania, Demo-Day do të paraprihet nga një takim mes investitorëve me secilin prej startupeve gjatë aktivitetit Investor Connect. Secili startup do të mund të takojë investitorët në formatin “Speed Dating” përgjatë 7 minutave si Peter Kolesar, Eva Simekova, David Arvay, Marin Gjonaj, Stephen Kelly, Boris Zeleny, si dhe investitorë të ndryshëm.

    Më pas çdo startup do të ketë shansin të prezantohet përballë audiencës me ekspertë, sipërmarrës, investitorë dhe biznese ndërsa mbrëmja mbyllet me shpalljen e fituesit të çmimit prej 3,000 euro si dhe disa shpërblimeve të tjera speciale për startupet.

    • Të jesh pjesë e Uplift Albania

    Me misionin për të ndërtuar idetë në inovacione të suksesshme të cilat mbështeten vetë financiarisht, Uplift Albania është dera e mundësive të shumta dhe shanseve të arta për 8 startupet pjesëmarrëse.

    Uplift Albania nuk investon në mënyrë direkte në kompani. Duke u bërë pjesë e akseleratorit startupet mund të përfitojnë deri në 50,000 euro investim përmes partnerëve ose 3,000 euro çmim për ekipin më të mirë.

    Mëse 21 mentorë dhe investitorë si Peter Kolesar, Jaroslav Luptak, Michal Laco, Eva Simekova, Mary MacPherson, Martin Kujan, Tomas Penxa, Andrej Petrus, Jules Banning, Igor Madzov, Marek Lavcak, Milan Steskal, Ladislav Kossar, Shkelzen Marku, Patrik Fetahaj, Rafaela Rica, Diana Xhumari, Egzon Halili, Erëmal Bajrami, Arjodita Mustali, dhe Marin Gjonaj kanë asistuar startupet e Uplift Albania.

    Rreth Uplift

    Uplift organizohet nga CIVITTA Slovakia dhe Impact Hub Bratislava në Sllovaki për të mbështetur dhe zhvilluar ekosistemin e startupeve dhe inovacionit. Është një markë e njohur në ekosistemin Sllovak të startupeve dhe zgjedhja numër 1 mes startupeve në fazat e para.

    Uplift Albania do të sillet falë bashkëpunimit të SOVVA si organizator dhe ICTSmedia. SOVVA do të ndihmojë ICTSmedia të startojë dy grupet e para të UPLIFT. SlovakAid mbështet financiarisht projektin.

    Rreth ICTSmedia

    ICTSmedia është shtëpia botuese lider në rajon në fushën e teknologjisë dhe informacionit. Themeluese e garës mbarëkombëtare në teknologji Albanian ICT Awards dhe mbështesë e aktiviteteve të ngjashme në këtë sektor në Shqipëri. Laboratori multi-funksional ICTSlab i hapur së fund në Tiranë me disa prej kurrikulave më të avancuara ndërkombëtare vjen si një fryt i eksperiencës së ICTSmedia. Shtëpia botuese është publikuese e disa prej mediave online më të ndjekura në teknologji si PCWorld Albanian.

     

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Biznes
    21 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark