Ura më e gjatë në botë për këmbësorë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Ura më e gjatë në botë për këmbësorë

    Insajderi
    12 May 2017 - 13:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vizitorët e maleve në zonën e Harcit tani mund të kalojnë mbi urën më të madhe në botë, që shtrihet mbi luginën e Rappbode-s. Ura ka një gjatësi mbi 458 metra.

    Ura me emrin “Titan-RT” me një gjatësi prej 458 metrash, ia kaloi urës SkyPark, që gjendet në Soçi të Rusisë, që është 439 metra e gjatë.

    Struktura e kësaj ure të varur gjendet 100 metra mbi luginën e Rappbode-s dhe mund të përballojë si pesha deri në 947 tonë edhe lëkundjet nga erërat.

    Për ndërtimin e urës u nevojitën pesë vjet përgatitje dhe punë.

    Shoqata “Harzdrenalin” e cila merret me manaxhimin e urës, tha se atyre që nuk u mjafton adrenalina që shkakton kalimi i urës, mund edhe të hidhen prej saj, pra të bëjnë bungee jumping.(DW)


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    20 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark