Barrikada mbi lumin Ibër në Mitrovicë pritet të largohet me 14 gusht, për tu lëshur qarkullimi i lirë mbi urën që ka mbetur e bllokuar prej përfundimit të luftës në Kosovë, ka bërë të ditur ministrja për Dialog e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Edita Tahiri.
Këtë proces sipas njoftimit për media pritet ta realizojë Bashkimi Evropian.
“Pas gjashtëmbëdhjetë vjetësh të përfundimit të luftës në Kosovë, ura e Mitrovicës do të jetë një urë e lirë bashkuese si në gjithë botën dhe ajo do të shërbejë për lëvizjen e plotë të lirë të njerëzve dhe automjeteve ashtu siç është përcaktuar në marrëveshjen e Brukselit të datës 25 gusht 2015 nënshkruar nga kryeministrat e të dyja shteteve dhe përfaqësuesja e lartë e BE-së znj. Frederika Mogherini”.
Sipas kësaj komunikate ky rezultat u arrit pas negociatat njëzet orëshe që u zhvilluan në Bruksel me datë 2 deri më 3 gusht 2016. /Insajderi.com