"Ura e Llamarinave" - Mitrovicasit skeptikë për rivitalizimin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Ura e Llamarinave” – Mitrovicasit skeptikë për rivitalizimin

    Insajderi
    15 May 2016 - 20:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Marrëveshja në Bruksel e arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë parashikon që ura të rivitalizohet dhe më 15 qershor të jetë e gatshme për qarkullim.

    Por nga marrëveshja e arritur tetë muaj më parë në letër, në terren nuk duket të jetë bërë asgjë, raporton transmetuesi publik.

    Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ende beson se punimet do të fillojnë, madje thotë se do të përfundojnë brenda afatit, njofton RTK.

    Por, as vetë Bahtiri nuk e di saktë se kur do të nisin.

    “Unë nuk mund ta paramendoj se do të shtyhet, për arsye se qytetarët e kanë humbur durimin”, ka deklaruar Bahtiri. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark