Ura mbi Ibër përfundohet “për mrekulli” para zgjedhjeve -Durmishi premton shtatorin për qarkullim - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ura mbi Ibër përfundohet “për mrekulli” para zgjedhjeve -Durmishi premton shtatorin për qarkullim

    Insajderi
    03 August 2025 - 18:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në prag të zgjedhjeve, zëvendësministri i Infrastrukturës në detyrë, Hysen Durmishi, shkruan se ura e re në Mitrovicë do të jetë e gatshme në shtator.

    Sipas tij, janë vendosur “trarët kryesor në urën mbi lumin Ibër”.

    “Një muaj e dy ditë prej kur filluam. U betonuan pilotat e betonit, u përgatitën, armuan e betonuan themelet e urës, u përgatitën, armuan e betonuan shtyllat e urës. Dje e sot u vendosën 18 trarë të cilët ishin përgatitur, armuar e betonuar në një punishte në Bair të Mitrovicës”, shkruan Durmishi.

    “Tani na ka mbetur edhe betonimi i pllakës dhe shtresa e asfaltit”, thotë ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark