Lëvizja Qytetare URA do t’i përkrahë ndryshimet e neneve kontestuese të Ligjit për Liri të Besimit, por nuk do të votojë për tërheqje të këtij akti.
Këtë ka thënë nënkryetari i kësaj partie Filip Axhiq.
“Ne nuk do të votojmë për tërheqje të Ligjit për Liri të Besimit, Ne kemi thënë se Mali i Zi ka nevojë për liri të besimit, mirëpo duhet një ligj modern dhe ligj i cili nuk është diskriminues”, ka deklaruar Axhiq mbrëmë për televizionin malazez A1.
Sipas tij, sa i përket Lëvizjes Qytetare URA mund të largohen apo të rishikohen nenet kontestuese.
“Mirëpo, ligji është i nevojshëm dhe asnjë organizatë fetare, apo individ, person fizik apo juridik, nuk mund të jetë mbi apo jashtë ligjit apo Kushtetutës, e as Kisha Ortodokse Serbe apo Mitropolia e Malit të Zi dhe e Bregdetit. Jemi absolutisht kundër diskriminimit të cilitdo komunitet fetar”, ka thënë Axhiq./Insajderi.org.