Sot në sheshin “Zahir Pajazi” u mbajt protesta e organizuar nga analisti Sadri Ramabaja, njëherit edhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje.
Si organizator ai nuk mbajti fjalim para të pranishmëve dhe mediave.
Por qytetarët ishin të gatshëm për të folur. Ata u deklaruan kundër Asosacionit më shumicë serbe në Kosovë.
Një qytetar u shfaq i mllefosur me Bashkim Evropian për çasjen ndaj Kosovës. Ai dha edhe epitete fyese Evropës.
I pranishëm ishte edhe një i moshuar ai fajësoj Qeveritë e kaluara për çdo diskutim lidhur me Asosacionin.