×
Zgjedhjet 2021

Uran Ismaili: Do të krijojmë rripin e gjelbër, nga rrethi me flamur në Gërmi

Insajderi
28 September 2021 - 10:59
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga PDK-ja, Uran Ismaili ka thënë në një konferencë për media se në planin e tij për Prishtinën është edhe krijimi i një rripi të gjelbër që ndërlidh lagjet me hapësirat e gjelbëra ekzistuese me hapësirat që do t’i krijohen e të cilat do të mirëmbahen me sistem efiçient të ujitjes.

Ismaili ka treguar se dizajnimi i rripit të gjelbër, përfshinë mobilerinë urbane, ndriçimin, llojet e drunjve dhe të gjelbërimit që do të përdoren, duke krijuar një tërësi që shtrihet nga rrethi me flamur e deri në parkun e Gërmisë.

“Gjatë krejt kësaj kohe, bujtjeve e diskutimeve të shumta me qytetarët, në secilën lagje të Prishtinës, kërkesa më e shpeshtë ka qenë krijimi i hapësirave të gjelbërta, krijimi i mundësive për ecje (për nënat, fëmijët, të moshuarit), fitnes, çiklizëm e lëvizje me trotinetë e mjete tjera të transportit që nuk përfshijnë automjetet”.

“Unë e kam përmendë një statistikë befasuese edhe në disa raste tjera – sot, vetëm 1% e banorëve të Prishtinës përdorin biçikletat për transport, por 50% e tyre shprehen të gatshëm me i përdorë ato – nëse kishin me pasë kushte e siguri”.

“Prandaj, sot jemi në parkun Adem Demaçi për me zbuluar një komponentë të programit tim për Prishtinën e Gjelbër, të cilën ne e kemi quajtur ‘Rripi i Gjelbër’”.

Sipas tij, ky projekt do të përfundojë më së largu deri në dhjetor të vitit 2024.

Fjalimi i plotë:

Të nderuar,

Faleminderit që keni ardhë në këtë konferencë sot.

Siç e dini tashmë, ndër kërkesat kryesore të qytetarëve të Prishtinës janë hapësirat e gjelbërta e të pastërta në qytet, të cilat sot mungojnë.

Gjatë krejt kësaj kohe, bujtjeve e diskutimeve të shumta me qytetarët, në secilën lagje të Prishtinës, kërkesa më e shpeshtë ka qenë krijimi i hapësirave të gjelbërta, krijimi i mundësive për ecje (për nënat, fëmijët, të moshuarit), fitnes, çiklizëm e lëvizje me trotinetë e mjete tjera të transportit që nuk përfshijnë automjetet.

Unë e kam përmendë një statistikë befasuese edhe në disa raste tjera – sot, vetëm 1% e banorëve të Prishtinës përdorin biçikletat për transport, por 50% e tyre shprehen të gatshëm me i përdorë ato – nëse kishin me pasë kushte e siguri.

Prandaj, sot jemi në parkun Adem Demaçi për me zbulu një komponentë të programit tim për Prishtinën e Gjelbër, të cilën ne e kemi quajtur “Rripi i Gjelbër”.

Çfarë do të bëjmë?

Ne parashohim krijimin e rripit të gjelbër të Prishtinës që ndërlidh lagjet me hapësirat e gjelbëra ekzistuese, si dhe me ato hapësira që do t’i krijojmë, e të cilat do të mirëmbahen me sistem efiçient të ujitjes

Qysh do ta realizojmë këtë?

Dizajnimi i rripit të gjelbër, përfshirë mobilerinë urbane, ndriçimin, llojet e drunjve dhe të gjelbërimit që do të përdoren, duke krijuar një tërësi që shtrihet nga rrethi me flamur e deri në parkun e Gërmisë.

Natyrisht, kjo do të bëhet përmes investimeve infrastrukturore,Ndërsa do të bëhet edhe lirimi i trotuareve të uzurpuara përgjatë linjës nëpër të cilën do të kalojë rripi i gjelbër,Realizimi i sistemit efiçient të ujitjes

Deri kur do të përfundojë?

Krejt këto hapësira të gjelbra – aktuale dhe të reja – kanë me u ndërlidhë në Rripin e Gjelbër – i cili, po e përsëris nisë prej kësaj pjese dhe përfundon në Gërmi.

Rripi i Gjelbër ka me u përfundu në dhjetor 2024.

Këto janë disa prej projekteve tona konkrete që e mbështesin vizionin tonë për një Prishtinë të gjelbër – ku rritet cilësia e jetesës.

Këto projekte janë të mendume specifikisht për qytetarët e Prishtinës, kërkesat dhe nevojat e tyre të përditshme.

Ne po ju ofrojmë zgjidhje konkrete, të mendume, të matshme dhe të realizueshme.

Në këtë vizion dhe plan – Prishtina na Bashkon të gjithëve.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark