Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili ka publikuar edhe një episod të Prishtina Podcast. Këtë herë, temë ishte Prishtina Destinacion Kulturor. Mysafire të tij ishin dy regjisoret e njohura, Zana Hoxha dhe Burbuqe Berisha.
“Këtë herë po folim për artin dhe skenën kulturore në Prishtinë. Me gjithë këtë talent që e ka kryeqyteti jonë, lehtë mundemi me u shndërru në kryeqendër rajonale për kulturë dhe art.”, ka shkruar Ismaili.
Nga diskutimi me Zanën e Burbuqen Ismaili ka treguar se kanë folur edhe për të kaluarën dhe të ardhmen e kulturës në Prishtinë.
Ndër të tjerë, në këtë episod është folur edhe për shkëmbimin e shumë ideve, planeve e projekteve të përbashkëta për rritjen e audiencave për artin, kulturën dhe festivaleve, kalendarin vjetor të kulturës në Prishtinë, shpërndarjen e ngjarjeve të kulturës në shkolla e lagje të qytetit tonë, kalendarin e përbashkët kulturor me Tiranën e shumëçka tjetër.
Për detajet e këtij diskutimi tejet interesant, shikojeni videon e plotë.
VIDEO: