Uran Ismaili konfirmon pjesëmarrjen në debat, i kërkon Përparim Ramës të mos shmanget - Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Uran Ismaili konfirmon pjesëmarrjen në debat, i kërkon Përparim Ramës të mos shmanget

    Insajderi
    02 October 2025 - 20:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka reaguar pas tërheqjes nga debati i planifikuar me 6 tetor të kundërkandidatit të tij, Hajrulla Çeku.

    Nga tubimi i mbajtur sonte në lagjen Arbëri, Ismaili tha se ai nuk ka ndërmend të shmangë ballafaqimin, sepse, sipas tij, qytetarët meritojnë të dëgjojnë drejtpërdrejt programet e kandidatëve për kryeqytetin.

    “Përparim, shihemi të hënën në debat, të flasim për projektet tona dhe për të ardhmen e Prishtinës. Qytetarët e meritojnë! tha Ismaili.

    Në të njëjtën kohë, ai ftoi edhe kryetarin aktual, Përparim Rama, që të mos e shmangë përballjen publike. “Nuk besoj që ai ka pse të mos vijë në debat. Hajde të debatojmë” përfundoi Ismaili.

    Video KËTU


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark