Uran Ismaili në takim me shoqërinë civile: Cilësi dhe siguri për shkollat me 200 oficerë të sigurisë të shpërndarë - Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Uran Ismaili në takim me shoqërinë civile: Cilësi dhe siguri për shkollat me 200 oficerë të sigurisë të shpërndarë

    Insajderi
    09 October 2025 - 15:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, është takuar me përfaqësues të organizatave ETEA, TOKA dhe ORCA nga Rrjeti i Organizatave të Shoqërisë Civile për Arsimin Parauniversitar, ku ka diskutuar për sigurinë dhe cilësinë e arsimit në shkollat e Prishtinës.

    Gjatë bashkëbisedimit, përfaqësuesit e organizatave theksuan nevojën urgjente për rritjen e sigurisë në shkolla dhe për mbështetje profesionale për nxënësit.

    Ismaili u zotua për vendosjen e 200 oficerëve të sigurisë në shkolla fillore dhe të mesme, me fokus në parandalimin e dhunës dhe ngacmimeve, si dhe për rritjen e cilësisë arsimore dhe vendosjen e psikologëve për mbështetje e këshillim për nxënësit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark