Uran Ismaili nga Kodra e Trimave: Politika me i marrë votat e me harru pas zgjedhjeve përfundon me 12 tetor në Prishtinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Uran Ismaili nga Kodra e Trimave: Politika me i marrë votat e me harru pas zgjedhjeve përfundon me 12 tetor në Prishtinë

    Insajderi
    07 October 2025 - 21:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, u është drejtuar sonte qindra qytetarëve në shkollën “Zenel Hajdini”, një nga lagjet më të mëdha, më historike dhe më punëtore të kryeqytetit, duke premtuar se kjo zonë, e harruar nga qeverisjet e kaluara për mbi dy dekada, do të marrë më në fund vëmendjen dhe investimin që meriton.

    “Prej 25 vitesh, Kodra e Trimave është trajtuar si një hambar votash — vizitohet në fushata, por harrohet sapo mbyllen kutitë e votimit. Kjo përfundon më 12 tetor. Ne do të fillojmë punën që nga dita e parë për të sjellë ndryshime të vërteta dhe të matshme për këtë komunitet”, tha Ismaili.

    Ai kritikoi qeverisjet e kaluara dhe aktuale për premtime boshe dhe projekte të paarritshme, duke theksuar mungesën e zgjidhjeve për problemet e përditshme të qytetarëve: “Kemi dëgjuar premtime të mëdha dhe plane në letër, por asnjë zgjidhje për realitetin e përditshëm: rrugë të pasigurta, ndriçim të dobët, trafik kaotik, mungesë hapësirash publike, ndërtim të pakontrolluar dhe vonesa në legalizimin e pronave”, u shpreh ai.

    Plan i qartë dhe i matshëm për Kodrën e Trimave. Ismaili paraqiti zotimin e tij për punë konkrete dhe të shpejta sapo të marrë detyrën.

    “Do të kthehem rregullisht në Kodrën e Trimave për të parë përmbushjen e zotimeve tona. Puna do të jetë e menjëhershme, e matshme dhe e dukshme — jo projekte 10-vjeçare që nuk bëhen kurrë realitet”, theksoi Ismaili.

    Në fund, Ismaili dha një zotim të fortë llogaridhënieje: “Nëse nuk përmbush të paktën 90% të zotimeve të mia, nuk do të kërkoj më votën tuaj. Kodra e Trimave nuk do të harrohet më. Më 12 tetor fillon një epokë e re e ndryshimit për këtë lagje dhe për gjithë Prishtinën”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark