Uran Ismaili nga Ulpiana: Fryma e ndryshimit po troket në secilën lagje të Prishtinës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Uran Ismaili nga Ulpiana: Fryma e ndryshimit po troket në secilën lagje të Prishtinës

    Insajderi
    27 September 2025 - 00:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka prezantuar sot zgjidhjet e tij për lagjen Ulpiana, si pjesë e platformës së përgjithshëm për një kryeqytet funksional dhe lagje të jetueshme.

    Në fjalën e tij, Ismaili tha se Ulpiana është një nga hapësirat më emblematike të Prishtinës, e njohur për trashëgiminë dhe identitetin e saj urban, por që për shkak të mungesës së ndërhyrjeve konsistente nga komuna, sot përballet me infrastrukturë të amortizuar.

    “Fryma e ndryshimit po troket në çdo lagje të Prishtinës. Për dallim nga të tjerët që premtojnë projekte utopike që marrin 8-10 vite, unë po garoj me zgjidhje të prekshme për problemet reale, që burojnë nga ju dhe ju shërbejnë juve. Qytetarët e Prishtinës kanë nevojë që fillimisht t’iu sigurohen kushtet bazike për një jetë të dinjitetshme, e jo premtime boshe që nuk realizohen asnjëherë” u tha Ismaili të pranishmëve.

    Projektet identifikuese në platformën e Ismailit për lagjen Ulpiana janë:

    Dy parkingje nëntokësore të integruara me hapësirat publike, duke ruajtur identitetin urban të lagjes;

    Fasadimi dhe izolimi i ndërtesave banesore dhe objekteve publike;

    Revitalizimi dhe modernizimi i tregut të Ulpianës;

    Vendosja e ashensorëve dhe përmirësimi i ndriçimit publik;

    Renovimi i shkollës “Hasan Prishtina” dhe dy çerdheve të lagjes;

    Dezinsektimi dhe përmirësimi i higjienës në blloqet banesore.

    Ky prezantim i Ismailit në Ulpianë vjen si vijim i takimeve të kësaj jave në lagjet Nazim Gafurri, Tophane, Muhaxherët dhe Kalabria, ku Ismaili ka paraqitur projektet konkrete për secilën prej tyre.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark