Uran Ismaili paralajmëron turin e ditës së fundit të fushatës: Vizitë në çdo lagje e fshat të Prishtinës! - Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Uran Ismaili paralajmëron turin e ditës së fundit të fushatës: Vizitë në çdo lagje e fshat të Prishtinës!

    Insajderi
    11 October 2025 - 13:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, bashkë me ekipin e tij të kandidatëve për asamble, ka paralajmëruar se gjatë ditës së sotme do të vizitojë edhe një herë të gjitha lagjet dhe fshatrat e kryeqytetit, për t’u takuar e bashkëbiseduar me qytetarët në ditën e fundit të fushatës.

    Ismaili tha se Prishtina ndodhet në një moment vendimtar dhe u bëri thirrje qytetarëve që më 12 tetor të dalin në zgjedhje për të votuar për shpresë dhe ndryshim.

    “Votoni për jetë më të mirë në çdo lagje, votoni për Prishtinën funksionale që i shërben të gjithëve. Do të jetë nderi i jetës sime të punoj për qytetin tim,” tha Ismaili.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark