Uran Ismaili: Po ofroj një Prishtinë funksionale, jo projekte megalomane dhe konflikte politike - Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Uran Ismaili: Po ofroj një Prishtinë funksionale, jo projekte megalomane dhe konflikte politike

    Insajderi
    09 October 2025 - 21:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e PDK-së, Uran Ismaili, në debatin e sotëm për kryeqytetin, ka folur për dallimin mes qasjes së tij dhe atyre të kundër-kandidatëve.

    Ai tha se gara po zhvillohet mes dy qasjeve: “një qasje të mbushur me projekte megalomane, akuza e konflikte politike” dhe qasjes që ai përfaqëson, e cila bazohet në zgjidhje të menjëhershme e të prekshme për problemet e përditshme të qytetarëve.

    “Unë po ofroj një Prishtinë funksionale të pastër, të sigurt dhe pa trafik që iu shërben të gjithë qytetarëve. Një qytet ku punohet me të gjithë, pa dallime partiake, dhe ku mbyllet epoka e konflikteve që e kanë mbajtur Prishtinën në situatën që është që katër vite,” tha Ismaili në rtv Dukagjini.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark