Uran Ismaili prezanton zgjidhjet nga ora 19:00 në Mat: Me 12 tetor përfundojnë improvizimet, do të punojmë me secilën lagje të Prishtinës - Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Uran Ismaili prezanton zgjidhjet nga ora 19:00 në Mat: Me 12 tetor përfundojnë improvizimet, do të punojmë me secilën lagje të Prishtinës

    Insajderi
    30 September 2025 - 14:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, sonte do të vazhdojë turin e prezantimit të projekteve të tij në lagje, duke u ndalur në lagjen Mati. Takimi do të mbahet në shkollën “Pavarësia”, duke filluar nga ora 19:00.

    Ismaili ka theksuar se Mati është fytyra e re e kryeqytetit, por qytetarët e kësaj lagjeje përballen me mungesë të shërbimeve bazike dhe kjo është e papranueshme. Ai ka paralajmëruar projekte konkrete që synojnë t’i japin lagjes infrastrukturën dhe shërbimet e munguara deri më tani.

    Projektet identifikuese të Ismailit për lagjen Mat janë:

    Çerdhe e re për fëmijët e lagjes;

    Ndërtimi i shkollës së re;

    Qendër komunitare multifunksionale;

    Rrugë të sigurta me ndriçim;

    Lagje e pastër 24/7;

    Lirim i hapësirave publike për trotuare dhe ecje të lirshme;

    Riorganizim i rrugëve për zhbllokim të trafikut;

    Krijimi i korridoreve funksionale me lagjet përreth.

    Ky tubim është pjesë e serisë së prezantimeve që Uran Ismaili po zhvillon në lagje e fshatra të kryeqytetit, me fokus tek zgjidhjet konkrete dhe të prekshme që synojnë ta kthejnë Prishtinën në një qytet funksional dhe të barabartë për të gjithë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark