Uran Ismaili shpallë kandidaturën për Kryetar të Prishtinës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Uran Ismaili shpallë kandidaturën për Kryetar të Prishtinës

    Insajderi
    17 July 2025 - 13:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Uran Ismaili edhe zyrtarisht ka shpallur kandidaturën e tij për kryetar të Prishtinës në një formë krejt unike.

    Përmes një videoje të publikuar në rrjetet e tij sociale, Ismaili ka listuar një sërë arsyesh pse po rikandidon – këtë herë i bindur se Prishtina meriton më mirë dhe më shumë.

    Në video-mesazhin e tij, Ismaili shfaqet në pjesë të ndryshme të qytetit të Prishtinës duke përmendur se kandidatura e tij vjen nga përkushtimi personal që ka ndaj kryeqytetit dhe nga bindja se Prishtinës i duhet një drejtim të ri.

    “Kur po më pyesin pse po kandidoj prapë, përgjegja ime është e thjeshtë: Është qyteti im. Këtu jam rritë. Këtu jetoj. Këtu është e ardhmja jonë. Na takon neve, qytetarëve te Prishtinës, të bëhemi bashkë për të” është vetëm një pjesë e mesazhit të drejtpërdrejt për qytetarët e kandidatit të PDK-së për Prishtinën, Uran Ismaili.

    “Nuk mundemi me pritë deri sa të tjerët bëjnë eksperimente që e bllokojnë jetën në qytet,” shton ai, duke theksuar se, për të, t’i shërbejë Prishtinës – mbetet nderi më i madh i jetës së tij. “Është koha për Prishtinën, e unë nuk e kam ndërmend me u dorëzu,” përfundon ai në video duke i ftuar të gjithë të bëhen bashkë për ndryshimin. Video e plotë:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark