
Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, është takuar me gastronomët e kryeqytetit, me të cilët ka biseduar për sfidat dhe mundësitë e bashkëpunimit në zhvillimin e këtij sektori që, sipas tij, është një prej shtyllave kryesore të ekonomisë dhe identitetit të Prishtinës.
“Gastronomia është shtyllë e rëndësishme e ekonomisë dhe identitetit të kryeqytetit! Në takim me gastronomët e Prishtinës, folëm për mundësitë e bashkëpunimit me ata që i japin shpirt qytetit tonë. Kushdo që e viziton Prishtinën mahnitet nga atmosfera dhe gjallëria që krijon ky sektor. Është koha për një Prishtinë që i trajton gastronomët si partnerë dhe pjesë thelbësore të përjetimeve në kryeqytet”, ka shkruar Ismaili.