Uran Ismaili takon pensionistët: 400 ashensorë të rinj në objektet banesore dhe përfshirje në jetën komunitare - Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Uran Ismaili takon pensionistët: 400 ashensorë të rinj në objektet banesore dhe përfshirje në jetën komunitare

    Insajderi
    27 September 2025 - 13:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, është takuar sot me një grup pensionistësh në lagjen Ulpiana, ku ka prezantuar zotimet e tij për krijimin e kushteve më të mira të jetesës për këtë kategori të rëndësishme të shoqërisë.

    Ismaili tha se një Prishtinë funksionale është ajo ku edhe gjyshi e gjyshja mund të dalin lirshëm nga banesa dhe të jenë pjesë aktive e jetës komunitare. Ai u zotua për ndërtimin e 400 ashensorëve në objektet banesore që nuk i posedojnë, si dhe krijimin e hapësirave komunitare ku të moshuarit të kenë mundësi për aktivitete dhe socializim, duke mos mbetur të izoluar brenda mureve të shtëpive të tyre.

    Një prej problemeve që Ismaili ngriti gjatë këtij takimi ishte edhe mungesa e ndriçimit publik dhe prania e qenve endacakë, që shpesh bëhen arsye pse të moshuarit ndihen të pasigurt për të lëvizur në mbrëmje. Ai tha se këto do të trajtohen me prioritet, për të siguruar që qyteti të jetë i qasshëm dhe i sigurt për të gjitha moshat.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark