Uran Ismaili tubim me gratë dhe vajzat e Prishtinës: Në qeverisjen time 50% do të jenë gra - Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Uran Ismaili tubim me gratë dhe vajzat e Prishtinës: Në qeverisjen time 50% do të jenë gra

    Insajderi
    02 October 2025 - 16:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka mbajtur një tubim me gratë dhe vajzat e kryeqytetit, ku ka shpalosur zotimet e tij për një qeverisje lokale që garanton barazi gjinore dhe politika të drejta për të gjithë qytetarët pa dallim.

    Ai tha se barazia gjinore nuk është vetëm kauzë e grave por edhe e burrave. Ai po ashtu shtoi se në qeverisjen e tij do të zbatohet parimi 50/50 për përfaqësimin gjinor, duke thënë se kjo është një praktikë që e ka aplikuar edhe më herët.

    “Gjatë kohës time në Ministrinë e Shëndetësisë kam pasur 60% gra në kabinet dhe 40% burra. Ka qenë kabineti më i balancuar në energji, më produktivi dhe me më pak probleme,” kujtoi ai.

    Në këtë takim, Ismaili u zotua për politika konkrete që synojnë barazi të plotë mes grave dhe burrave: buxhetim gjinor, më shumë çerdhe, hapësira për ndërmarrësi, grante dhe subvencione si dhe mundësi plotësisht të barabarta për gratë.

    “Qeverisja komunale që 25 vite nuk ka qenë e drejtë me 50% të popullsisë së vet, por tash është koha që këto padrejtësi të kthehen në mundësi për të gjitha gratë e Prishtinës,” tha ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark