Uran Ismaili viziton lagjet dhe fshatrat: Një ditë na ndan nga ndryshimi në Prishtinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Uran Ismaili viziton lagjet dhe fshatrat: Një ditë na ndan nga ndryshimi në Prishtinë

    Insajderi
    11 October 2025 - 19:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, në ditën e fundit të fushatës ka zhvilluar një tur përmbyllës nëpër lagje të ndryshme të kryeqytetit, ku është takuar me qytetarët.

    Gjatë ditës, Ismaili ka vizituar Bregun e Diellit, Matiçanin, Lagjen e Muhaxherëve, Ulpianën, Dardaninë, Kalabrinë, Arbërinë, Tophanen, Kodrën e Trimave, “Nazim Gafurri”, Kolovicën dhe Lagjen e Vjetër, ku është pritur me shumë entuziazëm nga banorët.

    Ai theksoi se ka zgjidhje konkrete për problemet e përditshme të çdo lagjeje dhe fshati të Prishtinës, duke ftuar qytetarët që më 12 tetor të votojnë për një Prishtinë funksionale, që u shërben të gjithëve pa dallim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark