Urat më të mira për këmbësorë në shekullin 21 - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Urat më të mira për këmbësorë në shekullin 21

    Insajderi
    16 April 2016 - 16:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ecja në ujë asnjëherë nuk ka qenë më e lehtë. BBC Culture ka zgjedhur disa prej urave më të mira për këmbësor të shekullit 21 – përfshirë këtu një strukturë që tkurret për tu bërë sikur top.

    Rolling Bridge, Londër

    Është ndërtuar në vitin 2004 nga The Rolling Bridge, që po ashtu ka ridizajnuar autobusët ikonë të Londrës.  Kjo strukturë tkurret për t’u bërë si top vetëm për të lëshuar rrugë në kanal

    (Credit: Steve Speller/Alamy)

    Henderson Waves, Singapor

    U ndërtua në vitin 2008 dhe është ura më e lartë për këmbësor në Singapor.  U ndërtua me qëllim që të lidhë dy parqe

    (Credit: Zoonar GmbH/Alamy)

    Moses Bridge, Holandë

    Është e ndërtuar nga një material që nuk e lëshon ujin të kalojë. Në fakt, edhe kur ngritët niveli i ujit, këmbësorët nuk mund të lagen për shkak të disa pompave që largon ujin e tepërt.  Ndodhet në jug të Holandës dhe ndodhet pranë një kështjelle të shekullit 18.

    (Credit: RO&AD)

    Fan Bridge, Londër

    Banorët e Paddington Basin kanë disa zgjedhje kalimi përmes kësaj ure

    (Credit: VIEW Pictures Ltd/Alamy)

    Melkwegbridge, Holandë

    E përfunduar në vitin 2012, kjo urë në Holandë në fakt përbëhet nga dy ura. E para, që arrin deri në 12 metra përmbi nivelin e ujit, u ofron këmbësorëve një pamje edhe të pjesës historike por edhe asaj të re të qytetit dhe lejon barkat që të kalojnë ndër të.  Kurse ura e poshtme u ofrohet çiklistëve dhe njerëzve me karroca.  Kjo ndahet në dy pjesë për të mundësuar kalimin e barkave.

    (Credit: NEXT Architects)

    Simone de Beauvoir Bridge, Paris

    Është ndërtuar në vitin 2006 dhe ka qenë projekt i një arkitekti austriak./Insajderi.com

    (Credit: David Boueau)


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark