Urdhërohet zhvarrosja e piktorit të njohur spanjoll – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Urdhërohet zhvarrosja e piktorit të njohur spanjoll

    Insajderi
    26 June 2017 - 22:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një gjykatës në Madrid urdhëroi zhvarrosjen e eshtrave të piktori surealist, Salvador Dali, në mënyrë që të merren kampionë ADN-je, pas pretendimeve të një gruaje nga veriu i Spanjës së është vajza e tij.

    Gjykata tha se, pretendimi për atësinë është bërë nga Maria Pilar Abel, nga qyteti verilindor i Gironës. Gjykata tha se kampionët e ADN-së janë e vetmja mënyrë për të bërë një krahasim gjenetik me Dali, në mungesë të mbetjeve të tjera biologjike apo personale.

    Abel, e lindur në vitin 1956, pretendon se nëna e saj pati një lidhje intime me piktorin në vitet ’50, ndërsa punonte për familjen e tij.

    Gazeta spanjolle “El Pais” shkruan se Abel lufton që prej vitit 2007, që Dali të njihet si babai i saj. Në një intervistë të vitit 2015, ajo deklaroi se kishte bërë 3 teste ADN-je, por nuk kishte marrë kurrë rezultatet.

    Sipas gjykatës, pa një kampion tjetër për t’u krahasuar, kjo është e zorshme, prandaj u urdhërua zhvarrimi i eshtrave të Dali, që ndërroi jetë në vitin 1989. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark